Share This Article
Shokë na u mbush shtëpia
Na ka ardhur drejtoria
Bashkë me ta dhe Ilia
Do na bënetë shtëpia
Këto vargje mu kujtuan menjëherë kur dikush më tha se dhoksanjoti Vasil Çuçi ka ditëlindjen. Vargjet e cituara u krijuan nga nënë Marina, shumë vite më parë. Ajo u ngrit e sëmurë nga shtrati për të na përshëndetur. Ishim një grup miqsh mes të cilëve, Ilia Kuro, kryetari i komunës në atë periudhë, dhe Spartak Drasa drejtor i Monumenteve. Ajo ja mori këngës me fuqitë e mbetura nga sëmundja, dhe Vasili ja kthente. E kishte merak mesoren e shtëpisë, nēnē Marina. Ajo është si ballkon i brendshëm, që të jep mundësi të soditësh nga të tre anët e saj. Ajo po i mungonte asaj nē moshēn e soditjes, në moshën e pleqërisë. Shtëpia e madhe e Çuçajve mbetet e tillë, jo vetëm për arkitekturën e saj. Ajo është e veçantë mbi tē gjitha për mikpritjen e saj. Shtëpi portë-hapur ngaherë. Por unë dija edhe diçka më shumë. Kisha dëgjuar mbi lidhjet e saj me folklorin. Prandaj kur Koço Vasili më tha se në klipin e ri të këngës së Asamblit “Lunxhëria”, do të kemi si kthyes, virtuozin Çuçi u gëzova pa masë. Ku Koço vijoi se Vasili, nuk lëviz dot ku duam ne, duhet ta xhirojmë në shtëpi, u gëzova dyfish. Jo vetëm për ritin e famshëm të glikosë me ftua, që do të provoja me atë rast, por edhe sepse një pjesë të këngës, do ta xhironim pikërisht në mesoren – ballkon të shtëpisë. Në atë që kishte aq merak nënē Marina. Për herë të parë në këtë klip kemi si personazhe kryesorë, vëlla e motër; Angjelina e Kristaq Krisafi. Le ta urojmë këgëtarin e polifonisë Vasil Çuçi edhe 100!