Share This Article

1917 – Lindi në 10 Shkurt në Adana të Turqisë.
1921 – Familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në shtëpinë stërgjyshore.
Musinea ishte 4 vjeç. Ndoqi shkollën fillore të vajzave në lagjen “Varrosh” të
Gjirokastrës. .
1930 – Familja e saj u vendos në Tiranë.
1937 – Përfundoi shkollën “Nëna Mbretëreshë “ në Tiranë. Shkrimet e para i botoi
në gazetën “ Shtypi“ me pseudonimin “Muza“

1939 – Botoi librin e saj të parë “ Siç më thotë nënua plakë “
1938 – Regjistrohet në Universitetin “La Sapienca” të Romës për Letërsi
1941 – Përfundoi shkëlqyeshëm studimet e larta dhe mbrojti diplomën me temën:
“Literatura shqiptare – Naim Frasheri“.
U kthye në atdhe dhe u angazhua në agjensinë botuese “Mesagjeritë shqiptare“,
pronë e familjes Kokalari.
1943 – Së bashku me disa shokë në muajin nëntor formon grupimin politik; “Partia
Socialdemokrate e Shqipërisë“
1944 – Nxjerr gazetën “ Zëri i Lirisë “ në bashkëpunim me Skënder Muçon e Osman
Kazazin. Gazeta doli në 6 numra. Në këtë gazetë është edhe programi i partisë në
katër shtylla. Emri i Musinese gjendet jo vetem në gazeta dhe revista në Shqiperi,
por edhe në Itali. Ajo bashkëpunonte edhe me revistën “Gruaja Shqiptare“.
1944 – Boton librin e saj të dytë “ Rreth vatrës“.

1944 – Në 12 Nëntor forcat e “Mbrojtjes së popullit” i pushkatuan pa gjyq dy vëllezërit
e saj Mumtaz dhe Vesim Kokalari ish mësues të Liceut të Gjirokastrës.
1944 – Në 16 nëntor arrestohet edhe Musineja dhe mbahet në burg për 17 ditë.
1945 – Botohet libri i saj i tretë : “Sa u tund jeta“
1946 – Në 23 janar arrestohet për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit.
1946 – Në dy korrik dënohet me 20 vjet burg.
1961 – Lirohet nga burgu pas 16 vjetësh dhe internohet në Rrëshen.
1973 – Del në pension me gjysëm page.
1981 – Diagnostikohet me sëmundje kancerogjene.
1983 – Në 13 Gusht ndahet nga jeta në qytetin e Rreshenit.

1993 –10 vjet pas vdekjes, në 80 vjetorin e lindjes, presidenti Berisha i akordoi
titullin “ Martir i Demokracisë.”
2000 – Këshilli i Bashkisë Gjirokastër I akoredon titullin “Nderi I Qytetit”
përkrah dy figurave të tjera të çmuara kombëtare si Eqerem Çabej dhe
Ismail Kadare.
2017 – Këshilli i Bashkisë Gjirokastër në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së saj
emërton me emrin e saj një prej institucioneve të qytetit: Qëndra Kulturore
“Musine Kokalari”
2017 – Në kuadër të 100 vjetorit të limdjes rrugës ku ajo shëtiste gjatë kohës së
internimit në Rrëshen ju7 dha emri I saj.
Një prej rrugëve të qytetit të Rrëshenit merr emrin e saj.
“Në odën time të vogël, përballë kam vënë fotografinë e iluministit të shquar Samiut, të poetit Naim, të patriotit Sotir Kolea, të punëtorit të gjuhes shqipe e të Levizjes Kombëtare Jani Vreto, të arsimtarit Koto Hoxhi, të mendimtarit Naum Veqilharxhi, të të nderuarit De Rada dhe të urtit Aleksandër Xhuvani.
Në vetminë time nuk jam vetëm. Jetoj me njerëz të nderuar, të ditur dhe demokratë, që kanë punuar për vendin, për memedheun gjer sa mbyllën sytë…
Unë jam nxënësja e tyre. “
Musine Kokalari
Gjirokastra, bota e madhe pa fund, që s’kish shoqe për moshën time të parë.
Gjirokastra trime, anembanë me shkëmbinj e udhët plot gurë
Gjirokastra e të përpjetëlave dhe tatëpjetëlave.
Gjirokastra plakë e rregjur në mjerime dhe varfëri
Gjirokastra e kujave dhe këngëve
Musine Kokalari
Njeriu mund të jete i lire, edhe pse i burgosur. Njeriu mund të jetë i burgosur edhe pse është i lirë. Ky është mesimi që kam marrë nga jeta jote. Fli! E shenjtë e qiellit shqiptar.
Englantina Mandia
Shkrimtarja e parë shqiptare, jargavan i freskët uji. Nuse me vello qelqi.Gjuha jote kullon mjaltë dhe flori. Ndjenjat tuaja burojnë. Ne pijmë dhe s’ngopemi.
Petraq Risto
Musine Kokalari hyn në thellësi drejtëpërdrejtë, në thelbin psikologjik. Ajo menjëherë bashkëjeton me ato që na rrëfen.
Lasgush Poradeci
