Share This Article
Nga Ilirjan Lluri
“Legjenda e murimit është një nga këngët më tronditëse e popujve të të gjitha kohërave.”
Jakob Grim
E kam lexuar legjendën në 1504 në kronikat e shkruara në gjuhën e vendësve.
Marin Barleti
Kështjella e Shkodrës është e para ngrehinë madhështore e Ballkanit me legjendë flijimi. Ajo është themeluar tre shekuj para erës sonë. Të gjitha ngrehinat e tjera që pretendojnë se legjenda ju është kushtuar atyre, janë shumë më të vonëshme se ajo. Ura e Adanasë 527-565, Ura e Artës 1602-1606, Ura e Agraidhës 1659 etj.
Ismail Kadare
Në jugun shqiptar legjenda e murimit ka si vend ngjarje jo një kala, por një urë. Po kush është kjo urë, “Monument Kulture” që “ngrihet” mbi themelet e një legjende?
Legjenda e urës së Kordhocës
Si për ta bërë gjithçka më të besueshme dhe për ta mbajtur përherë gjallë legjendën, ajo shoqërohet edhe nga një detaj interesant. Në përgjithësi pranë urave gjëndet pema e fikut. Ajo është simboli më kuptimlotë për qumështin e munguar nga gjiri i nënës së murosur. Në anën jugore të “Urës së Kordhocës” ndodhet vërtet një pemë fiku.
…
Në lashtësinë greke ka disa dëshmi që pohojnë ardhjen e muratorëve “barbarë” nga veriu, përgjithësisht nga trojet shqiptare. Ka mundësi që këto karvane muratorësh, që punonin shpesh në ndërtimin e mureve të qyteteve greke, të kenë sjellë me vete edhe këtë baladë tronditëse, vibrante, e cila shprehet aq mahnitshëm në vargjet:
Ashtu siç dridhem unë në mur ,
Ashtu u dredhtë dhe kjo urë
Vetëm rapsodët muratorë që dinin sekretet e ndërtimit mund të kishin vënë re se urat, qoftë edhe prej guri, ashtu si çdo ndërtesë tjetër, kanë një dridhje të lehtë. Vetëm ata mund të krijonin një figurë kaq të fuqishme poetike, ku vendoset një mardhënie e drejtëpërdrejtë midis dridhjeve të agonisë së trupit të gruas që po vdes dhe dridhjeve të përjetëshme të urës.
Ismail Kadare
Në shenjë nderimi për mjeshtrat e ndërtimit dhe sakrificave të tyre në çdo kohë, gjatë realizimit të këtij materiali filmik u përdorën çekiçët e tre mjeshtrave të njohur të ndërtimit në Gjirokastër:
- Simi Llukani, mjeshtër i ndërtimit të kalldrëmit me motiv qylimi, (vëllai i madh)
- Muhedin Makri, i pari mjeshtër që e ktheu gurin në një suvenir turistik (vëllai i mesëm)
- Adil Kore, mjeshtër i ndërtimit të banesës gjirokastrite. (vëllai i vogël)
Edhe monumentet kanë historitë dhe këngët e tyre. Edhe monumentet flasin.
Rrëfimi i kësaj legjende është rregjistruar në Gjirokastër në vitin 1945. “Ura e Kordhocës” ndodhet në jug të qytetit. Ajo është ndërtuar mbi lumin e Thatë, degë e Drinosit. Përbëhet nga pesë qemerë të formës gjysëm rrethore dhe nga katër dritare shkarkuese ndërmjet tyre. Ura i takon rrugës Gjirokastër – Libohovë – Zagori – Pogon. Është ndërtim i shek të XVIII.
EN- The Legend of Immurement
“The legend of immurement stands as one of the most dreadful chants of any people at any time”
Jakob Grim
I got to know of this legend in 1504 while reading it in the written chronicles in the natives’ language.
Marin Barleti
The Castle of Shkodra is the first magnificent stronghold in the Balkan to have a legend of scarification. The castle was constructed three centuries B.C. The other structures, which claim to have this legend dedicated to them, were constructed at a much later time than it. The Bridge of Adana 527-565, the Bridge of Arta 1602-1606, the Bridge of Agraida 1659, etc.
Ismail Kadare
In the south of Albania, the setting of such a legend of immurement is not a castle, but a bridge, instead. Thus, which is this bridge, a “Monument of Culture”, rising above the foundations of a legend?
The Legend of the Bridge of Kordhoca
In order to make the legend more credible and to make sure it will last to ages, this legend is connected to an interesting detail. Generally, one will see a fig tree near-by any bridge. That is the most meaningful symbol which represents the missing breast milk of the immured mother. In the southern side of the “Bridge of Kordhoca”, there really is a fig tree.
There are some evidences from the Greek antiquity, which claim the arrival of the “barbarians” from north, mostly from the Albanian lands. There is a high possibility that these caravans of masons, who often worked in the construction of Greek city walls, might have brought with them this shocking and vibrant ballade, which is gracefully expressed in the following verses:
As I tremble inside the wall May this bridge tremble so
Only the mason rhapsodists who knew the construction secrets could have noticed that all the bridges, despite of being made of stone, like any other building, do have a slight shake. Thus, only they could have created such a strong poetic figure, with a proportional relation between the shakings of agony of a dying woman’s body and the eternal shakings of the bridge.
Ismail Kadare
In honor of the construction masters and their timeless sacrifices, during the shootings of this film material, there were used the hammers of three distinguished construction masters of Gjirokastra:
- Simi Llukani, construction master of the cobbled stone streets with the rug motives (eldest brother)
- Muhedin Makri, the first stone master who turned the stone into a touristic souvenir (middle brother)
- Adil Kore, construction master of the Gjirokastra dwellings (youngest brother)
Monuments, too, have their stories and songs. Monuments, too, do speak.
The confession of this legend is registered in Gjirokastra in 1945. The Bridge of Kordhoca is located in the southern part of this city. This bridge is built above the Dry River (Lumi i Thatë), brunch of the Drino River. It is compound of five lintel arches of the semi-circle shape and four draining windows, in between them. This bridge is situated in the street-axis of Gjirokastra-Libohova-Zagori-Pogon. It is a construction of the XVIII century.